Tiranë, 19 qershor, NOA - Qeveria Berisha dështoi me procesin zgjedhor të 28 qershorit dhe për këtë arsye, duhet të përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Kërcënimi për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor të 28 qershorit, këtë radhë nuk ka mbërritur nga Partia Socialiste, siç jemi mësuar të shohim gjatë këtyre ditëve në podiumet e konferencave për shtyp të selisë rozë, por nga kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Sipas tij, një reagim i tillë nga partia që përfaqëson mbërrin për faktin se
zgjedhjet po delegjitimohen përditë dhe se procesi i numërimit të votave tjetërsoi vullnetin politik të shqiptarët.
Në këtë mënyrë, ai ka dalë në mbrojtje të idesë së hedhur nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama për mosnjohjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit.
Ndër të tjera, Dule ka hedhur edhe idenë e krijimit të një qeverie të re teknike, pasi ajo që pretendon të ndërtojnë së bashku sipas tij, LSI dhe PD, nuk mund të jetë e duhura për ët qeverisur vendin.
Por gjithsesi, edhe pse në të njëjtin mendim me PS-në, PBDNJ nuk ka ngurruar t'i dalë kundër edhe kësaj partie, duke deklaruar se PS nuk e mbrojti votën e PBDNJ-së.
"Komisonerët socialistë duhej ta mbronin votën e PBDNJ-së gjatë numërimit të votave", theksoi Dule në deklaratën e tij për shtyp.
n.e/NOA