Vjenë, 17 korrik, NOA - Fillimi i turit të dytë të Ligës Europiane në futboll dukej se ishte i mbarë me ndeshjen e parë, por ja që vijimi i tyre nuk ka qenë aspak i tillë.
Ekipi i Vllaznisë ka pësuar plot 5 gola në stadiunim "Grehard Hannapi"Â në Vjenë të Austrisë përballë ekipit Rapid.
Pjesa e parë e këtij takimi, i cili u ndoq edhe nga rreth 200 tifozë shkodranë, u mbyll me rezultatin 1-0 pas një goli të shënuar për Rapid në minutën e 33-të nga Hofmann.Â
Por pjesa e dytë do të mund të konsiderohet si fatale për ekipin e Vllaznisë, i cili ka pësuar plot 4 gola gjatë saj dhe sidomos në minutat e fundit.
Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Hasan Lika duke komentuar ndeshjen është shprehur i pakënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij, sidomos në minutat e pjesës së dytë. Ai ka fajësuar portierin e Bishani, i cili me një dalje të gabuar në minutën e 68-të ndëshkoi Vllazninë, moment kur loja ka marrë një rrjedhë te gabuar në dëm të saj.Â
"Ne u mundëm nga gabimet tona", theksoi trajneri i Vllazisë, sipas të cilit nuk duhej lejuar një rezultat aq i thellë.
Tashmë kjo shifër sipas tij, është mjaft e vështirë që të përmbyset në ndeshjen e kthimit, atë që do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës me datë 23 korrik.
n.e/NOA
Â