Tiranë, 17 korrik NOA- Sektori Kundër Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës arrestoi sot një shtetas dhe 7 të tjerë po i ndjek në hetim të lirë për shkak se tregtonin aparate dhe pajisje celularë kontrabantë
.
Në komunikatën për shtyp të policisë thuhet se personat po tregtonin në afërsi të Postës Shqiptare, në mënyrë të kundraligjshme, pa liçencë për ushtrimin e këtij aktiviteti. Shtetasi i arrestuar është Shpëtim Qamil Pashaj, 35 vjec, banues në Tiranë, i pa proceduar më parë.
Ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë i dyshuar për konsumim të veprës penale të "tregëtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë.
m.i/NOA
Â