English

Nishani falenderohet nga homologu spanjoll për luftën ndaj krimit

Tiranw, 17 korrik NOA-Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Â falënderohet nga homologu i tij spanjoll për luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar.

Përmes një letre dërguar Nishanit, ministri i brendshëm i Spanjës Z. Alfredo Perez Rubalcaba  theksuar se nga bashkëpunimi mes palëve, në qershorin e vitit të kaluar u bë i mundur arrestimi i një shtetasi të rrezikshëm shqiptar, i arratisur nga Spanja.

Â

Më tej në letrën e tij, Ministri Rubalcaba vlerëson efikasitetin dhe profesionalizmin e treguar nga policia shqiptare.

"Kapja e suksesshme u prodhua në kuadrin e një operacioni të shkëlqyer të zhvilluar nga forcat e specializuara të policisë shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e policisë spanjolle"- nënvizon në letër Z. Rubalcaba.

m.i/NOA

KOMENTE