Tiranë, 17 Korrik NOA - "Edi Rama të mos fshihet pas alibive të humbësit në panik, por të përballet me socialistët".
Kjo ishte thirrja që lëshoi para disa minutash Partia Demokratike ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, si reagim pas daljes së Ramës sot për mediat duke akuzuar KQZ se ka dëmtuar procesin zgjedhor.
Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, tha se "sot Edi Rama, për të maskuar humbjen e tij sërish bëri fjalë për krim elektoral por kësaj radhe hoqi çdo maskë dhe shpalli kriminelë elektoralë, komisionerët socialistë, të cilët në përputhje të plotë me ligjin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare së bashku me komisionerët e forcave të tjera politike i garantuan vendit procesin zgjedhor me integritetin më të lartë në gjithë historinë e tij".Â
Partia Demokratike duke shprehur respektin e thelle për komisionerët e të gjitha forcave politike për punën dhe përkushtimin e tyre, - vijoi Mëhilli, - denoncon edhe një herë qëndrimin e Edi Ramës, të motivuar totalisht nga përgjegjësia që ka për humbjen e zgjedhjeve dhe rënia në pakicë në Tiranë dhe një sërë qytetesh të vendit në nivel lokal.
Në këtë pikë, Mëhilli i kujtoi z.Rama, se "Partia Demokratike të ftoi të përballeshe me shqiptarët dhe ti u fshehe pas karriges së baskisë".
Ndaj duke i kujtuar z.Rama se "ti humbe" dhe sugjeroi: "Tani mos u fshih mbas alibive të kota të një humbësi në panik por përballu me socialistët".
e.l/NOA
Lexoni deklaratat e Edi Ramës: Edi Rama: Kolegji Zgjedhor, mos të sillet si KQZ me ligjin elektoral