English

Protesta e ish-luftëtarëve të UÇK, reagon qeveria: "Askush nuk del mbi ligjin"

Prishtinë, 17 korrik, NOA - Qeveria e Kosovës i ka cilësuar protestat e disa veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një e drejtë, por sulmet e tyre mbi institucionet shtetërore, ka pohuar se nuk do t'i lejojë në asnjë mënyrë.

"Është e drejtë e garantuar e çdo individi dhe grupi qytetar që të protestojë për çështje të ndryshme, por askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do t'i lejohet që t'i sulmoje institucionet e Republikës së Kosovës, të ndërtuara me gjak, djersë dhe mund të të gjithë qytetarëve të vendit tonë", thuhet në deklaratën përkatëse të qeverisë kosovare lidhur me një fakt të tillë.

Ajo ka vlerësuar se sulmi i sotëm me bomba ndaj institucioneve të Kosovës, nga ana e individëve të caktuar me motive politike dhe anti-shtetërore, është i dënueshëm dhe do ta marrë ndëshkimin e merituar ligjor dhe qytetar.

Veteranët e ish-UÇK-së e kanë nisur protestën që nga dita e djeshme, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj, siç thonë, mospërkujdesjes së institucioneve të Kosovës për ish-luftëtarët e UÇK-së.

KOMENTE