Tiranë, 17 Korrik NOA - Partia Socialiste tha sot se qëndrimi i përsëritur sot i përfaqësuesve të BE, konfirmon edhe një herë tjetër shqetësimin e shprehur me forcë nga kjo forcë politike, se qeveria "Berisha" ka dështuar në përmbushjen e standardeve më të domosdoshme.
Në një dalje për mediat, kandidatit për deputet i PS, Ditmir Bushati renditi standardet që PS i cilëson si të munguara. Ai u ndal në zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike e karta identiteti, korrupsioni i kthyer në sistem për një oborr, trafiqet e krimin i organizuar, menaxhimi i integruar i kufijve, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut".
Bushati vlerësoi se këto standarde duhet t'i përmbushte qeveria e Sali Berishës, "por dështoi duke thelluar akoma dhe më shumë izolimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve".
Më tej, Bushati komentoi se "qëndrimit qesharak të ministrave të oborrit kryeministror që me kokëfortësi nuk pranojnë realitetin dhe vazhdojnë në rrugën e propagandës post elektorale, u themi ashtu siç po u thotë Bashkimi Europian se qeveria Berisha dështoi në lëvizjen e lirë".
/e.l/NOA/