Milano, 17 Korrik NOA - Biznesmeni Rezart Taçi ta harrojë dëshirën e shprehur publikisht për të blerë 80 për qind të aksioneve të klubit të futbollit Bolonja në Itali,
Ky pohim është bërë ndaj tij i qartë sot, nga familja Menarini, e cila i ka kthyer përgjigje refuzuese biznesmenit shqiptar Rezart Taçi.
Në këtë mënyrë, ka rezultuar i pasuksesshëm udhëtimi i djeshëm i presidentit të kompanisë "Taçi Oil International", Rezart Taçi, në Milano ku u gjend për të blerë 80 për qind të aksioneve të klubit të Bolonjës.
Gazeta italiane "Il resto del Carlino", tha sot se Familja Menarini, pronare aktuale e ekipit të Bolonjës i ka rezistuar ofertës së shqiptarit që kontrollon pjesën më të madhe të karburanteve që lëvizin në Shqipëri.
"Biznesmeni shqiptar i naftës Rezart Taçi, ka fluturuar drejt Milanos për të zyrtarizuar ofertën e tij për të blerë 80 për qind të aksioneve të klubit italian në Serinë A, Bolonja por nuk ia ka dalë", - shkruan gazeta italiane "Il resto del Carlino".
Sipas saj, oferta e bërë nga biznesmeni shqiptar, fillimisht është refuzuar nga pronarët e Bolonjës, familja Menarini, të cilët gjithsesi kanë kërkuar kohë për t'u menduar, ndërsa në skenë kanë dalë edhe oferta të tjera nga Dubai. /a.k/e.k/NOA/