Uashington, 17 korrik, NOA - Disa ish-udhëheqës të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë publikuar një letër të hapur drejtuar presidentit amerikan Obama, në të cilën atij i bëhet thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë plotësisht të angazhuar në Evropë përballë një Rusie që po ringrihet.
Lech Valesa dhe Aleksander Kvasnievski i Polonisë, si edhe dhe ish-udhëheqësi çek, Vaclav Havel, janë në mesin e udhëheqësve që kanë firmosur këtë apel.
Ata thonë se shumë kombe ishin shumë të shqetësuara të shohin se si NATO qëndron në vend, teksa Rusia dhunon integritetin territorial të Gjeorgjisë gjatë konfliktit të vitit të kaluar.
Ish-udhëheqësit thonë se Aleanca e NATO-s duket më e dobët sesa kur vendet e tyre u anëtarësuan.
"Shumë njerëz, thuhet në letër, po shtrojnë pyetjen se çfarë do të ndodh me mbrojtjen e tyre në të ardhmen".