English

Zgjedhjet, Berisha sulm kreut te PS nga Burreli: U ndëshkua nga shqiptarët

Â

Burrel, 17 korrik NOA-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryetari e PS,  Edi Rama, për humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë përurimit të fillimit të punimeve në rrugën Burrel-Peshkopi, Berisha ka theksuar se  shqiptarët i dhanë ndëshkimin e merituar alternativës së bazuar në shpifje, trillime, mashtrime,  armiqësi të hapur ndaj zhvillimit të vendit.

"Një ditë dilte kundër rrugës, kundër korridorit të kombit, nesër ju garantoj se do të sulmojë rrugën e Arbrit, të cilën do ta ndërtojmë me shpejtësinë më të madhe.

Dje u ngritën kundër investimeve në turizëm, kundër investimeve në energji", tha Berisha.

Më pas, kreu i qeverisë premtoi se do të vazhdojë puna për ndërtimin e  Shqipërisë turistike për ta shndërruar atë në superfuqi energjetike rajonale.

Berisha ka përsëritur premtimet e fushatës elektorale duke theksuar se ato do të bëhen të gjitha realitet, sic është furnizimi 24 orë, në të gjitha familjet shqiptare.

Ne do të vazhdojmë revolucionin industrial, si kusht vendimtar që Shqipëria të bëhet një vend ndër më të zhvilluarit në rajon dhe më gjerë. Ndaj edhe në këto zgjedhje nuk ka të humbur. Të humbur janë vetëm ata, të cilët nuk kanë asnjë interes kombëtar, nuk kanë asnjë interes social, nuk kanë asnjë interes familjar, përveç interesave vetjake dhe klaneve mafioze, me të cilat janë të lidhur. Me ata do merret ligji. Ne së bashku do të vazhdojmë projektet për një Shqipëri që katër vitet e ardhshme do të jetë një Shqipëri krejt tjetër, një Shqipëri europiane.

m.i/NOA

Â

KOMENTE