Aosta, 18 korrik NOA-Papa Benedikti doli nga spitali në qytetin Aosta të Italisë veriore, ku bëri operacion pasi theu kyçin e dorës.
Papa përshëndeti njerëzit që e shikonin ndërsa hyri në makinë e u largua nga spitali.
Zyrtarët e spitalit në qytetit Aosta thanë se operacioni, që u bë me anestezi lokale, shkoi mirë.
Papa do ta mbajë dorën në allçi për një muaj.
Në një deklaratë të Vatikanit thuhej se udhëheqësi 82 vjeçar i Kishës Katolike e theu kyçin e dorës pasi u rrëzua gjatë natës në vendpushimin Les Combes në Alpet e Italisë.
Megjithatë Papa tha meshën e ditës dhe hëngri mëngjes para se të shkonte në spital për operacionin.
Një zëdhënës i Vatikanit tha se plaga nuk ishte serioze dhe se nuk pritet të ndikojë tek orari i Papës për sa i përket paraqitjeve publike në atë pjesë të vendit.
m.i/NOA