English

Gushti, kulmi i epidemisë së gripit të derrave. Të prekurit do arrijnë në 13 milionë

Bruksel, 18 korrik, NOA - Muaji gusht pritet të shënojë pikun e prekjes së popullatës me virusin H1N1, i cili shkakton edhe sëmundjen e gripit të derrit.

Paralajmërimi jepet nga autoritetet evropiane të shëndetësisë, të cilat parashikojnë që në të gjithë botën niveli i prekjes nga ky virus të arrijë deri në 13 milionë persona.

Ndërkaq, sipas të dhënave aktuale, 15.700 raste me njerëz të infektuar nga virusi H1N1 janë regjistruar në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e të infektuarve, rreth 10 mijë, janë regjistruar në Britaninë e Madhe, ku numërohen edhe 29 persona të vdekur nga gripi i derrave.

Ndërsa në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka shkuar në 4 pas vdekjes së një gruaje dhe një burri. Â

KOMENTE