Librazhd, 18 korrik NOA - Një autobus me turistë është përplasur me një makinë për pasojë janë plagosur rëndë dy persona.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në aksin Librazhd-Pogradec pranë fshatit Rrajce ku makina tip-Audi me targa LA 6447 A u përplas me autobusin me targa të huaja.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Sipas policisë përplasja e autobusit me makinën ka shkaktuar panik te turistët por asnjëri prej tyre nuk ka pasur lëndime.
Ndërsa dy persona që ndodheshin në makinën Audi kanë mbetur të plagosur rëndë dhe u transportuan menjëherë në spital.
Mësohet se përplasja ndodhi pasi makina tip-Audi po udhëtonte me shpejtësi të madhe.
k.k/NOA