Krujë, 18 korrik, NOA - Plot 2951 bimë lëndësh narkotike ka mundur të asgjësojnë paraditen e sotme forcat e policisë në komunën Cudhi të Krujës.
Ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se kjo sasi e madhe bimësh narkotike u mundësua të kapet në kuadrin e operacionit të koduar "Kroi i gjarprit", në kuadrin e të cilit forcat policore kishin kohë që po mblidhin informacionet e nevojshme.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të cilët kanë bërë vëzhgim mbi llojin e bimës së sekuestruar, duke pritur që të ketë detaje të mëtejshme pas çuarjes së tyre në laborator.
Ndërkaq, nuk bëhet ende i ditur identifikimi i personave të cilët mund të kenë gisht në rritjen e këtyre bimëve.
Ky operacion, vijon atë me emrin "topografi", në kuadër të të cilit vetëm pak ditë më parë u mundësua asgjësimi i rreth 5100 rrënjë bimë narkotike me lartësi 2 metra, Canabis Sativa në zonën e Niklës.