Tiranë, 18 korrik NOA - Vetëm dy orë pas deklaratës së kreut të Ps-së, Edi Rama i cili u shpreh se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve pa kutitë e Beratit, Tiranës, e Shkodrës ka reaguar Partia Demokratike me anë të zëdhënëses së saj Erla Mëhilli.
"Sot Edi Rama, sërish për të maskuar humbjen, Â lëshoi kërcënimet e radhës ndaj institucioneve shtetërore të vlerësimit të rezultatit të zgjedhjeve por akoma më keq edhe ndaj komisionerëve të tij të cilët kanë firmosur çdo tabelë dhe rezultat në Berat, Shkodër, Tiranë dhe në të gjithë qarqet e tjera të vendit" deklaroi Mëhilli.
"Pas anatemimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të zgjedhur me konsensusin e të gjitha palëve, presionit dhe paragjykimit të Kolegjit Zgjedhor, ai bëri të ditur se nuk ka ndërmend të njohë rezultatin e zgjedhjeve e as të pranojë humbjen.
Madje Rama, i cili dukej thellësisht i rrënuar psikologjikisht deklaroi se do ti padisë komisionerët e tij socialist" shtoi më tej zëdhënësja e PD-së.
Aj shtoi më tej se "PD i thotë Z.Rama, se kërcënimet mallkimet dhe trillimet janë të pafuqishme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve".
"Je ti ai që mori mandatin e Fierit me vota dhe kuti të pavlefshme. Kutitë e Beratit, Shkodrës apo Tiranës nuk janë si kutitë e Fierit Rama. Ato janë të numëruara, të certifikuara dhe të shpallura tashmë.
E vërteta është se në harkun kohor të dy viteve, ti, Partia dhe koalicioni që drejtove doli dy herë humbës" tha Mëhilli.
Sipas saj, përsa i përket bashkëpunimit me Partinë Socialiste në të ardhmen, Partia Demokratike mbetet e hapur.
"Qëndrimi i kryeministrit Berisha ka qenë dhe mbetet i hapur, natyrisht problematika jote personale nuk është agjendë e kryeministrit.
Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike është një trashëgimi e çmuar dhe një investim që nuk mund të nëpërkëmbet nga askush, ku edhe vetë Rama ka aksionet e tij.
Ky është një proces që diktohet nga interesat e vendit dhe jo nga dëshirat, Â inatet individuale apo rezultatet dëshpëruese të zgjedhjeve" përfundoi zëdhënësja e PD-së.
k.k/NOA
Â