Fier, 18 korrik NOA - Shpërthimet e puseve të naftës në rrethin e Fierit ka bërë që të protestojnë banorët e dy fshatrave përreth.
Ditën e sotme banoret e fshatrave Zharrez dhe Kuqar në rrethin e Fierit kanë protestuar pasi një kompanie kanadeze që kryen shpërthime në puset e naftës ka dëmtuar banesat e tyre.
Banorët tregojnë se shpërthimet e nëndheshme kanë shkaktuar lëkundje të forta të tokës dhe kjo ka bërë që të plasariten muret e banesave duke shtuar rrezikun në shembjet e tyre. Shpërthimet e djeshme ka detyruar banorët të nisin sot protestat ku kërkojnë dëmshpërblim.
k.k/NOA