Berat, 18 korrik NOA, UPDATE - Policia e Beratit ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit që ndodhit paraditen e sotme në Berat.
Sipas policisë autori i dyshuar i krimit është Përparim Mahmutaj 46-vjeç, i cili është larguar menjëherë pas vrasjes.
Krimi ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy personave të cilët nuk njiheshin me njëri-tjetrin.
Burime nga policia thanë se 26-vjeçari Erion Toska banues në fshatin Duhanas kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga Greqi.
Paraditen e sotme ai po parkonte automjetin e tij në një lagje në Berat kur u gërvisht nga një tjetër makinë pronë e 42-vjeçarit Përparim Mahmutaj.
Mes tyre ka nisur një sherr ku pas fjalëve të ndërsjella, Erioni e ka ndjekur Përparimin deri në shtëpinë e tij.
Po sipas policisë dyshohet se Mahmutaj i është kundërpërgjigjur 26-vjeçarit me pistoletë duke e qëlluar një herë në kokë.
Për pasojë ai ka gjetur vdekjen gjatë transportimit drejt spitalit.
Ndërkohë që autori i dyshuar i krimit është shpallur në kërkim.
k.k/NOA
Â