English

Aksidentohet mjeti që sillte transformatorin për Vlorën, 3 të plagosur

Vlorë, 19 korrik NOA - Zona turistike e Vlorës është përfshirë prej ditësh nga një mungesë e theksuar e energjisë elektrike për shkak të avarive të ndodhura atje.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe mjeti që solli sot transformatorin zëvendësues, është përfshirë në aksident, duke pasuar dhe plagosjen e tre personave, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së Dielës në rrugën kombëtare Vlorë-Fier, te vendi i quajtur "Kripa".

Burime policore dhe dëshmitarë në vendngjarje, i thanë agjencisë së Lajmeve NOA, se kamioni i cili vinte nga Tirana për të sjellë në Vlorë transformatorin, që do të shërbente në sistemimin e defektit që ka lënë pa drita zonën e ujit të ftohtë, është përplasur me një fugon.

Shkak i aksidentit duket se ka qenë shpejtësia e dy automjeteve. Nga përplasja, përveç dëmeve materiale të shkaktuara janë plagosur edhe tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mjekët thanë se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

m.m.k.k/NOA

KOMENTE