English

Berisha: Durrësi do të njohë një fuqi që nuk e ka pasur kurrë më parë

Durrës, 19 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka qenë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit ku inauguroi dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e unazës së re të qytetit, investim me vlerë 120 milion lekë.

Gjatë inaugurimit, Berisha deklaroi se në qytetin e Durrësit janë edhe një seri projektesh të tjera, si nyja moderne e Shkozetit që është në ndërtim e sipër, unaza, parku energjetik, parku industrial, etj.

"Ju garantoj se në kohën më të shkurtër do të fillojë ujësjellësi i ri i Durrësit dhe ky qytet në një hark kohor të shkurtër do të marrë ujë 24 orë. Ky do të jetë një nga vendimet më të para të qeverisë sime", tha Berisha.

"Ky mandat është mandati i ndryshimeve më të mëdha të Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë. Ju dhe mbarë shqiptarëve që votuat ndryshimin, ju garantoj se ndryshimi do të ketë shpejtësinë më të madhe në historinë e këtij vendi. Në Durrës janë një seri projektesh të mëdha. Është në ndërtim e sipër nyja moderne e Shkozetit, unaza, parku energjetik, parku industrial. Në këtë katër vjeçar, Durrësi do të njohë një fuqi që nuk e ka pasur kurrë më parë në rrafshin industrial, në rrafshin turistik, në rrafshin energjetik dhe në të gjitha aspektet" u shpreh më tej kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE