Durrës, 19 korrik NOA - Gjatë vizitës së tij një ditë më parë në qytetin e Durrës, kryeministri, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 160 studentëve të parë të Universitetit "Aleksandër Moisiu".
Në fjalën e tij, Berisha garantoi se qeveria do tÑ‘ mbështesë Universitetin e Durrësit dhe të gjitha universitetet e vendit, për të zgjeruar me shpejtësi kapacitetet e tyre, për degë të reja, laboratorë e mjedise e kampuse tÑ‘ reja.
Për zhvillimin dhe fuqizim e mëtejshëm të sistemit arsimor, Kryeministri Berisha kërkoi një angazhim më të madh të sektorit privat. Kryeministri ftoi qarqet akademike të angazhohen në gjetjen e mekanizmave për rritjen e partneritetit me sektorin privat.
"Ata, të cilët diplomohen sot për ekonomi, e kanë të qartë se sa më shumë të zhvillohet vendit, aq më i fuqishëm dhe më gjigant të bëhet sektori privat, aq më i vogël dhe liliput bëhet sektori publik në raport me të. Ky sektor qarkullon në një orë të gjitha fondet që qarkullojnë të gjitha qeveritë të marra së bashku, në një vit. Ndaj dhe ne duhet me shpejtësi të përpunojmë mekanizmat e hapjes dhe partneritetit me sektorin privat" u shpreh kryeministri.
Universiteti "Aleksandër Moisiu" u themelua në vitin 2005 dhe ka 4 fakultete me 22 degë studimore, 3600 studentë dhe një staf akademik prej 180 pedagogësh.
"Dita e diplomës është ndër ditët më të mëdha dhe të shënuara në historinë e njeriut. Me këtë rast, uroj që dijet që morët në këtë universitet ti zgjeroni gjithnjë e më shumë dhe të shërbejnë si një bazë e fuqishme drejt horizonteve të reja, doktoratura dhe kualifikimeve të tjera" uroi studentët Berisha. Â
k.k/NOAÂ