English

Frikë nga gripi i derrave, dy fëmijë dyshohen të infektuar

Vlorë, 19 korrik NOA - Dy raste të dyshuara të infektuar nga virusi H1N1, në pediatrinë e Vlorës.

Janë dy fëmijë të cilët janë kthyer nga vendet fqinje, që janë paraqitur në pediatrinë e Vlorës.

Simptomat e tyre kanë shtuar dyshimet se mund të jenë infektuar nga gripi i derrave çka i ka detyruar doktorët të çojnë analizat e tyre në laboratorët përkatës.

Burimet mjekësore shprehen se gjendja nuk duhet të bahet alarmante megjithëse ka fluks të të sëmurëve në spitale pasi kjo mund të ndikojë për shkak të temperaturave të larta.

Por pavarësisht deklaratave të mjekëve, bluzat e bardha kanë marrë masat kryesisht ato të spitalit të Gjirokastrës e cila gjendet shumë afër shtetit helen aty ku janë regjistruar me dhjetëra raste të infektuar nga virusi H1N1.

Ndërkohë që pavarësisht dyshimeve ende nuk ka rezultuar zyrtarisht ndonjë person i infektuar nga gripi i derrave në Shqipëri.

k.k/NOA

KOMENTE