English

Inspirohet nga kryevepra e Dostojevskit, e imiton duke kryer masakër mes femrash

Tiranë, 19 korrik NOA - Të lexosh një libër dhe të hysh kaq thellë në botën e tij sa të të duket sikur bëhesh njësh me të dhe të marrësh pjesë në subjektin e tij, të duket gjëja më normale në këtë botë.

Kështu ka ndodhur me një të pasionuar pas Fjodor Dostojevskit, shkrimtarit të njohur që njihet për kryeveprat e tij "Idioti" apo "Krim dhe Ndëshkim".

E reja polake, ka lexuar duke përpirë, pikërisht librin kryevepër të Dostojevskit, "Krim dhe Ndëshkim".

Duke dashur të kopjojë një ndër skenat më të frikshme të librit, ka shkuar dhe ka masakruar pikërisht dy gratë fqinje që jetonin pranë banesës së tij prej shumë vitesh.

Me mjete rrethanore ka qëlluar dy gratë në moshë të thyer, duke i marrë jetën dhe duke u larguar i qetë, se krimin e kishte kryer pikërisht ashtu siç përshkruhej në veprën e Dostojevskit.

Krimin e urryer, e ka rrëfyer për policinë polake, vetë e dyshuara, një studente e Akademisë së Novisibiskut.

Vajza, tha tha para hetuesve se shoku i tij, e kreu krimin njëlloj si personazhi kryesor i veprës, i riu Raskolnikov, pikërisht për të kuptuar nëse është një bishë e çmendur apo ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.

"Nuk ndjeva asgjë dhe kisha shumë dëshirë të kryeja një vrasje të tretë", shtoi vajza, para hetuesve të policisë së Moskës.

/a.k/k.k/NOA/

KOMENTE