English

Protesta e UÇK, qeveria nis negociatat me veteranët e invalidët e luftës

Prishtinë, 19 korrik NOA-Pishtina zyrtare deklaron se po i shqyrton me vëmendje kërkesat e invalidëve dhe veteranëve të luftës të cilët protestuan këtë javë për rritje të pensionit të invaliditetit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi ka theksuar për gazetën "Express" se janë duke punuar me shoqatat e veteranëve dhe invalidëve në hartimin e Ligjit për invalidët dhe veteranët e luftës.

"Nuk e shohim punë pazari përmbushjen e kërkesave të veteranëve dhe invalidëve. Ne do ta japim maksimumin brenda mundësive që ekzistojnë", tha Krasniqi, pa përmendur një shumë, e cila do të mund tiu jepej invalidëve tani për tani.

Por, sipas Krasniqit, Qeveria e Kosovës vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndihmuar invalidët me më shumë se 800 mijë euro.

Ish luftëtarët e UÇK-së i kërkojnë qeverisë të dyfishojë pagesën aktuale që ata përfitojnë, shumë që sipas tyre duhet të jetë deri në 500 euro në varësi të shkallës së invaliditetit.

Ai e ka mohuar të jenë anashkaluar veteranët nga ana e qeverisë aktuale, derisa ka akuzuar qeveritë paraprake për lënie pas dore të kësaj kategorie. m.i/NOA

Â

KOMENTE