English

Trafiku në Durrës, vargu i makinave arrin në 3 kilometra

Durrës, 19 korrik NOA - Aksi rrugor Shkëmbi i Kavajas-Plepa është kthyer në ankth për pushuesit të cilët duhet të presin me minuta të tëra në trafik.

Vargu i makinave ka shkuar në 3 kilometra mesditën e sotme.

Por pritet që vargu të rritet në orët e pasditet, kohë në të cilën pushuesit kthehen kryesisht në Tiranë.

Fundjava ka qenë torturuese për qytetarët e Tiranës po edhe të qyteteve të tjera të cilët kanë zgjedhur të plazhin e Durrësit për t'i shpëtuar vapës.

Veç temperaturave të larta që ka përfshirë vendin ditët e fundit, qytetarët duhet të përballen edhe me tmerrin e trafikut i cili nga Golemi deri te vendi i quajtur Plepa, zgjat më minuta të tëra, ndërkohë që në ditë të zakonshme pa trafik kryhet për në më pak se 5 minuta.

Shkak i trafikut të rënduar që ka çuar vargun e makinave në kilometra është bërë punimet që po behën në këtë aks për zgjerimin e rrugës.

Gjatë ditëve të fundjavës trafiku kthehen në një akth për qytetarët.

k.k/NOA

KOMENTE