English

Aeroporti i Prishtinës e Raiffeisen Bank, marrëveshje për kthim kredie 13.5 mln E

Prishtinë, 20 korrik, NOA - Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës dhe Raiffeisen Bank nënshkruajnë sot marrëveshje për kthimin e një kredie.

Bëhet fjalë për atë të marrë në vitin 2006, kur ish-menaxheri i ANP-së pati marrë nga Raiffeisen Bank një kredi në shumën prej 13.5 milion euro.

Dy vite e gjysmë më pas, gjendja e mire financiare në kompani, ka lejuar kthimin e kësaj kredie përnjëherësh në shumën prej 6 milion euro, megjithëse afati i kthimit të kredisë skadon pas tre vitesh.

n.e/NOA

KOMENTE