English

Aksidentohet kryebashkiaku i qytetit Memaliaj, jashtë rrezikut për jetën

Memaliaj, 20 korrik NOA-Një aksident rrugor desh i ka rrezikuar jetën kryetarit të bashkisë së Memaliaj në Tepelenë, Pëllumb Bodeci, 39 vjeç.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17.30 në në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Viroi.

Kryebashkiaku po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz me targa VKY 783. Në komunikatën zyrtare të policisë së Gjirokastrës thuhet se një telefonatë ka nisur forcat blu në vendngjarje.

Sipas saj, makina me të cilin udhëtonte kreu i bashkisë Memaliaj, ishte përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur në krahun e sipërm të rrugës.

Si pasojë e kësaj përplasjeje është palgosur drejtuesi i automjetit i cili është transportuar për ne spitalin e Gjirokastrës.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjeksore , mjekët kanë deklaruar se është jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësit e policisë së Qarkullimit rrugor, kanë disiplinuar qarkullimin, pasi ai u bllokua rreth 20 minuta .

Grupi hetimor po vazhdon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

m.i/NOA

KOMENTE