Kakavijë, 20 korrik, NOA - Afrimi i sezonit të pushimeve ka nisur të shfaqet me një fluks të madh hyrjesh të emigrantëve të vendin tonë, në portet apo edhe pikat kufitare kryesore të vendit.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, vetëm në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4500 persona dhe 1200 automjete.
Autoritetet e kësaj pike bëjnë me dijeni se situata është mëse e qetë dhe emigrantët po munden të hyjnë sipas rregullave, pa krijuar probleme në territorin shqiptar.
Bëhet e ditur se aktualisht pala shqiptare po punon me 7 sportele në këtë pikë për të siguruar proces sa më të shpejtë, ndërsa pala greke punon me 3 sportele.
Por duket se nuk rezulton e njëjta situatë në portin e Durrësit, ku mbërritja e emigrantëve ka krijuar një kaos të madh dhe bllokim të procesit të futjes së tyre në Shqipëri.
n.e/NOA