English

Hondurasi drejt luftës civile, dështuan bisedimet për të zgjidhur krizën politike

Honduras, 20 korrik, NOA - Hondurasi po shkon drejt luftës civile pasi dy ditë bisedime në lidhje me krizën politike në Honduras kanë dështuar pa arritur asnjë marrëveshje.

Faktin e mundësisë për shpërthimin e një lufte të tillë e ka konfirmuar edhe vetë presidenti i Kosta Rikës, i cili është edhe mediatori kryesor i këtyre bisedimeve.

Qeveria e përkohshme tha se propozimi për rikthimin në pushtet të presidentit të rrëzuar, Manuel Zelaya, ishte i papranueshëm.

Pavarësisht një fundjave bisedimesh brenda rezidencës se Presidentit Arias, nuk është bërë asnjë progres në çështjen kyçe, që është roli i ardhshëm në Honduras i Manuel Zelaya-ës.

Ekipi i tij, që ka përkrahjen e pothuajse çdo qeverie në botëë, thotë se ai duhet të kthehet në postin e tij si president. Qeveria Hondurase thotë se gjithçka mund të negociohet, përveç kësaj çështje.

Presidenti i rrëzuar ka dhënë një sërë ultimatumesh për tu rikthyer në pushtet, por askush nuk e ka dëgjuar. Ai ka thënë se do të kthehet në Honduras por e kanë këshilluar se ky do të ishte një gabim që mund të provokonte konfrontim të dhunshëm madje edhe luftë civile.

n.e/NOA

Â

KOMENTE