English

Itali, policia zbardh vrasjen e 42 vjeçarit shqiptar, bashkëpunoi me drejtësinë

Xhenova-Policia italiane ka gjetur shkaqet e ekzekutimit të shqiptarit në Itali, mbrëmë rreth orës 23 të mbrëmjes.

Ai është Ilir Krypi, 42 vjeç i gjykuar prej drejtësisë Italiane, i cili u vra mbrëmë me një plumb në gojë në rrugën Milano të Xhenovës.

Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, i vetmi perceptim për një ekzekutim të tillë është ai për "të mbyllur gojën".

Sshqiptari i ekzekutuar ishte i vetmi nga shtatë të arrestuarit në shkurt të vitit të shkuar i cili kishte pranuar të dëshmojë për një hetim në lidhje me trafikun e celularëve dhe të kokainës për të burgosurit e burgut Marasi të Italisë.

Nga dëshmitë e tij përfundoi në burg dhe një agjent i policisë i cili i siguronte disa të burgosurve mundësinë për të folur nga qelia, si dhe dy eksponentë të familjes mafioze Makri me origjinë kalabreze Nikodemo Makri, dhe Xhuzepe Makri, 44 vjec.

Të arrestuarit e tjerë ishin shqiptarët Blerim Gaci, 30 vjec, Dritan Dedja 26 vjec, agjenti Italian i policisë së burgjeve Antonio Ierardi, 34 vjec si dhe Francesko Muzio 35 Vjec.

Policia tashmë është afër përgjegjësve por hetuesit janë të rezervuar në emrat e tyre edhe pse deri tani nuk është arrestuar askush.

Agjentët e skuadrës së policisë së Genovës, të kryesuar nga kreu i seksionit të vrasje Alesandra Buçi dhe z/prokurori Biaxhio Maceo, kanë mbledhur informata dhe kanë dëgjuar shumë shqiptarë të ndodhur në vendin e krimit.

Madje edhe vajza që ishte me viktimën natën e mbrëmshme është marrë në pyetje nga agjentët e polcisë.

Gruaja, një vajzë e huaj ishte prezente momentin e vrasjes.

Shoferi i autobusit që dha alarmin ka dëgjuar më parë një të shtënë e më pas ulërimën e vajzës.

Për momentin është konfirmuar hipoteza e motivit të drogës e prostitucionit.

m.i/NOA

KOMENTE