English

Njoftim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) së bashku me ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DPB) kanë kënaqësinë t'ju ftojnë në aktivitetin përmbyllës të projektit ‘Drejtimi Human i Burgjeve' që do të zhvillohet në Hotel Mondial në dt. 21 Korrik 2009 ora 09:30.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë dhe zbatohet nga KSHH dhe Agjencia Holandeze e Institucioneve të Korrektimit (AHIK), në bashkëpunim të ngushtë me DPB.

Zyrtarë të lartë të ministrisë së Drejtësisë dhe DPB-së, Ambasadori i K.E.-së., diplomatë të lartë të misioneve diplomatike, përfaqësues të zinxhirit të sistemit të drejtësisë penale, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë dhe kombëtarë aktivë në këtë fushë do të marrin pjesë në këtë veprimtari përmbyllëse.

KOMENTE