Nga Hajdin Islami
Vushtri, 20 Korrik NOA - Edhe në këto ditë të ngrohta vere disa OJQ po vazhdojnë të mbajnë aktivitete të ndryshme, në këtë drejtim, mjaft aktive është edhe OJQ "Ars Qendra" nga Vushtrria e cila që nga themelimi i saj vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme rinore dhe kulturore.
Tani së fundi kjo OJQ është duke e organizuar kursin e gjuhës angleze në nivelin fillestar falas për të rinjtë e Komunës së Vushtrrisë, projekt ky është mbështetur nga departamenti i rinisë në MKRS.
Avdullah Bunjaku, drejtor i OJQ-së "Ars Qendra" tha se ky projekt ka për qëllim aftësimin e të rinjve vushtrrias në përvetësimin e gjuhës angleze.
H.I/NOA
Â