Tiranë, 20 korrik, NOA - Në vazhdim të operacionit policor të koduar "Black market 2", i realizuar nga forcat e policisë së Tiranës, u kapën në flagrancë dy persona të dyshuar për konsumim të veprës penale të "Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë".
Burimet policore bëjnë me dijeni se ata janë 34-vjeçari Astrit Sadikaj dhe Bilbil Braha, po 34-vjeç, që të dy lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye sepse në afërsi të Postës Qendrore janë kapur në flagrancë duke tregtuar mallra kontrabandë, në mjetin tip "Benz" me targë të huaja.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 228 copë telefona celular të markava të ndryshme dhe 65 karikues për telefona të ndryshëm. U kryen veprimet proceduriale, materialet në prokurori në e Tiranës, për veprën penale të "Tregtimit të mallrave kontrabandë", parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.
Sa më sipër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë bën me dijeni se do të vazhdojë me intesitet punën në drejtim, të parandalimit dhe goditjes në kohë të këtij fenomeni dhe nuk do të lejojë në asnjë moment, tregëtimin në mënyrë të kundraligjshme pa liçencë për ushtrimin e këtij aktiviteti.
n.e/NOA
Â