English

Përvjetori, sot 40 vjet nga zbritja e njeriut të parë në Hënë, ceremoni të mëdha

Uashington, 20 korrik, NOA - Plot 40 vjet më parë. Neil Armstrong i fali botës, siç do ta quante ai "një hap të vogël për njeriun, por një kërcim gjigand për njerëzimin", uljen e parë në Hënë.

Që nga ajo ditë e largët e vitit 1969, sot shënohet 40-vjetori i saj, ku me këtë rast, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obamam, do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë tre astronautët që morën pjesë në misionin e Apollonit: përveç Armstrong, Buzz Aldrin, njeriu i dytë që vuri këmbë në Hënë dhe anëtari i tretë i ekipazhit, Michael Collins mbetur në orbitë në modulin e komandës.

Ndërkaq, aktivitete të tjera këtë javë, në kuadrin e këtij përvjetori të madh janë parashikuar të zhvillohen edhe në qendrën Kenedi në Florida, atë të Hapësirës Houston në Texas etj.

Në korrik të vitit 1969, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michel Collins hynë në modulin Kolumbia të anijes Apollo 11, e cila ishte vendosur mbi raketën gjigande Saturn-5. Gati një milion njerëz u mblodhën përgjatë plazheve dhe rrugëve në bregdetin e Floridas pranë qendrës së fluturimeve ku teknikët bënin përgatitjet e fundit. Katër ditë pas nisjes, më 20 korrik , pa asnjë lidhje radiofonike me tokën, anija Eagle u shkëput nga Apollo 11.

lja e parë në hënë ishte kulminacioni i programit 8 vjeëar Apollo, një demonstrim dramatik i aftësisë inxhinierike të Shteteve të Bashkuara që nisi nga presidenti John Kennedy në një fjalim të vitit 1961 para kongresit.

"Besoj se ky vend duhet të angazhohet për të arritur këtë qëllim para fundit të kësaj dekade për të dërguar njeriun e parë në Hënë dhe kthimin e tij të sigurt në Tokë", tha në atë kohë ai. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, kjo deklaratë e presidentit ishte një përpjekje për të nxjerrë në pah superioritetin teknologjik amerikan ndaj atij sovjetik, i cili kishte nisur satelitin e parë në orbitën e Tokës dhe anijen e parë në Hënë, dhe së shpejti mund të mposhtëte Shtetet e Bashkuara përsëri me njeriun e parë në orbitën e Tokës. "Arritja e rëndësishme e Apollos ishte demonstrimi se njerëzimi nuk është i gozhduar përgjithmonë në këtë planet dhe se vizionet tona shkojnë më tej se kaq. Mundësitë janë të pafundme", tha Armstrong.

n.e/NOA

Â

KOMENTE