Tiranë, 20 Korrik NOA - Policia e Tiranës merr masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe qetësisë, në rrugë, në plazhe e në zona të tjera turistike, gjatë Sezonit Veror 2009.
Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë thanë sot se masat vijnë duke vlerësuar, organizimin e shërbimeve policore gjatë sezoneve turistike verore të viteve të mëparshme, dhe në zbatim të detyrave të vëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, për strukturat e Policisë se Shtetit gjatë sezonit turistik veror 2009.
Gjatë sezonit turistik veror, zona e bregdetit të Kavajës përballet me shtimin e madh të popullsisë, të cilët vijnë nga rrethet e tjera të vendit.
Sakaq, ka një fluks të madh të shtetasve shqiptarë dhe të huaj që vijnë nëpërmjet Aeroportit "Nënë Tereza" Rinas apo pikave të tjera kufitare, për të kaluar pushimet në bregdet dhe në zona të tjera turistike të Qarkut të Tiranës.
Po ashtu konstatohet një shtim të numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësi të trafikut. Në këto kushte, me qëllim, për të krijuar kushte normale pushimi për shtetasit shqiptarë dhe turistët që do të frekuentojnë plazhin në bregdetin e Kavajës si në Golem, Spille etj, apo zonat turistike të Qarkut të Tiranës, për Sezonin Turistik Veror të vitit 2009, janë marrë masa në drejtim të parandalimit të veprimtarisë kriminale dhe rritjes së sigurisë në vendet e pushimit.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sqaroi se është hartuar Plani i masave "Për parandalimin e ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe qetësisë, lëvizjen dhe qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugë, në plazhe e në zona të tjera turistike, gjatë Sezonit Veror 01 Qershor-30 Shtator 2009?, i cili u është përcjellë dhe është vënë në zbatim nga Komisariatet e Policisë Nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, Rrugore Tiranë dhe Komisariati i Policisë Kavajë.
Policia tha se po ekzekuton edhe masa për parandalimin e aksidenteve automobilistike dhe rritjen e sigurisë në rrugë, por edhe rritjen e cilësisë së shërbimit policor gjatë kontrollit të territorit në Qarkun e Tiranës.
Nga ana tjetër, policia premtoi të angazhohet edhe për krijim të kushteve normale dhe të garancisë për rend dhe siguri, ardhjes në ndihmë të komunitetit dhe mbajtjes nën kontroll të personave me preçedentë policore dhe kapjen e personave të kërkuar.
Gjithashtu, nga Sektorët dhe Komisariatet e kësaj Drejtorie, janë marrë masa për të parandaluar e goditur në kohë veprimtari kriminalë, në vende turistike, hotele, bare, restorante etj.
Kurse Punonjësit e Policisë në Zona për këtë qëllim, kanë marrë informacione të mjaftueshme mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike në zonat që mbulojnë, ku takimet dhe informacionet janë shpejtuar në drejtim të rritjes së sigurisë në hotele, bare, restorante etj.
Mësohet se janë marrë masa dhe për mbulimin e akseve rrugore: Kamzë-Tiranë, Rinas-Tiranë, Tiranë-Ndroq-Plepa, Tiranë-Vorë-Durrës, Tiranë-Kërrabë, Tiranë-Dajt, dhe ne akset rrugore të rrethit të Kavajës, me shërbime të policisë rrugore dhe ato të policisë së rendit, gjatë ditëve të javës dhe sidomos në ditët e shtuna dhe të diela, duke kryer dhe shërbime suplementare policie.
Strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë dhe Komisariatet vartëse të saj, janë të angazhuara për parandalimin e ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe të qetësisë, lëvizjen dhe qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugë, në plazhe dhe në zona të tjera turistike, gjatë Sezonit Turistik Veror 2009.
/e.l/k.k/NOA/