English

Tani edhe me një kartmonedhë të re 200 lekëshe, BSH e nxjerr në qarkullim

Tiranë, 20 korrik, NOA - Tanie tutje, përveç karmonedhës 200 lekëshe që jemi mësuar të kemi në duart tona përditë, do të kemi edhe një të re, e cila sot është hedhur në qarkullim nga Banka e Shqipërisë.

Lajmi bëhet i ditur nga ky institucion, i cili shton ndër të tjera dhe faktin se vendimi për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 200 Lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Ndërkaq, sqarohet se kartëmonedha e re do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme dhe nuk është e thënë se do të nxjerrë nga xhiro mjetet e tjera ekzistuese me vlerën 200 lekëshe.

Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim.

n.e/NOA

Â

KOMENTE