English

Turizmi në Francë, agjencitë u kthejnë paratë klientëve nëse bie shi

Paris, 20 korrik NOA-Disa agjensi turistike në Francë kanë vendosur të dëmshpërblejnë klientët e tyre nëse gjatë ditëve të pushimit do të prishet koha.

Me anë të polices së sigurimit që do të presë agjencia, klientëve do t'u kthehen paratë që kanë shpenzuar në fillim të nisjes së pushimeve.

Â

"Aon France lejoi që  klientët e Pierre et Vacancesa  në rast se prishen kushtet klimatike, automatikisht të kërkojnë kthimin e parave për pjesë të caktuar të qëndrimit", thuhet në njoftimin zyrtar të agjencisë turistike.

Për të vërtetuar ankesat e klientëve, Aon France do të përdorë xhirimet satelitore të cilat do t'i marrë nga Instituti Hidrometeorologjik i Francës në mënyrë që llogaritja e parave që do tu kthehet turistëve të jetë e drejtë.

Mendohet se në bazë të situatës së motit në Francë, dëmi që mund t'i kthehet  sipas kësaj përllogaritjeje mund të vlejnë rreth 400 euro, e çeku do të merret pas kthimit në shtëpi. Â

Vitin e kaluar kjo ide filloi, vetëm si provë, e vetëm 10 për qind e atyre që kishin vendosur të paguajnë policen e sigurimit në rast të shiut realizuan kushtet për kthim parash.

KOMENTE