Tiranë, 20 korrik, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim, ende nuk ka fiksuar me Partinë Demokratike se cilat do të jenë postet e reja qeveritare që ajo pretendon të ketë në qeverinë e ardhshme.
Një fakt të tillë e ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, gjatë një prononcimi për mediat.
Duke i drejtuar një thirrje Kolegjit zgjedhor, përfaqësuesi i LSI ka pohuar se ky institucion nuk duhet të bëhet pre e asnjë presioni politik mbi ankimimet, duke shpresuar se prej tij do të mbërrijë një gjykim i drejtë i çështjeve.