English

Youtube, Google optimist: Shumë shpejt do rriten përfitimet

Nebraska, 20 korrik NOA-Përfaqësues të Kompanisë së njohur Google Inc shprehen optimistë se faqja më e shtrenjtë që ata kanë blerë kohët e fundit, Youtube, do t'u sjellë përfitime të mëdha. Sipas tyre, kjo faqe po bëhet shumë e popullarizuar në bote për video dhe shkëmbime të video materialeve.

 Në vitin 2006, kompania Google e pati blerë faqen ne këmbim të një shume super të madhe 1,65 miliardë dollarë.

YouTube është njësia më e shtrenjtë që ka blerë Â kompania Google vitet e fundit, dhe që nga ajo kohë humbjet e saj janë rritur.

Analistët thonë se një prej shkaqeve është rritja e shpenzimeve në ofrimin e shërbimit të videove përmes faqes YouTube, ndryshe nga ajo që përfitohet nga paratë përmes reklamave.

Â

KOMENTE