Uashington, 20 korrik, NOA - Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden niset për një vizitë në Ukrainë dhe Gjeorgji, qëllimi i së cilës është sigurimi i të dy vendet për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, megjithë përpjekjet e Uashingtonit për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë.
Bajden do të ndalojë fillimisht në Kiev sot për bisedime për energjinë dhe demokracinë me udhëheqësit ukrainas dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend.
Më pas ai do të shkojë në Tbilisi të mërkurën për takime me presidentin gjeorgjian Mikail Saakashvili, udhëheqës të opozitës dhe ligjvënës.
Ukraina dhe Gjeorgjia kanë marrëdhënie të tensionuara me Rusinë. Ata duan që Uashingtoni t'i mbështesë në përpjekjet për t'u futur në NATO.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se dera është ende e hapur për vendet që duan të futen në NATO, por se ata duhet të punojnë intensivisht për të plotësuar kriteret.
n.e/NOA
Â