English

Ambasadori Rucker: SHBA-të mbështesin Maqedoninë në proceset integruese

Shkup, 21 korrik, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Maqedoninë në proceset integruese në NATO dhe Bashkimin Evropian, por një rëndësi të veçantë të ecurisë së tyre ka zgjidhja sa më parë e çështjes së emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan në Shkup, Philip Rucker, në një takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Rucker, siç bën të ditur kabineti i Ahmetit, ka biseduar edhe për ecurinë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje. Lideri i BDI-së Ahmeti siguroi ambasadorin Rucker se ai dhe partia që ai drejton, mbeten të përkushtuara në përmbushjen e detyrave që do të avancojnë vendin në drejtim të integrimeve.

n.e/NOA

Â

KOMENTE