Korçë, 21 korrik, NOA - Në Spitalin Civil Korçë, është shtruar në orët e para të mëngjesit në gjendje relativisht të rëndë, për shkak të helmimit 44-vjeçarja Majlinda Goshi, lindur dhe banuese në Korçë.
Pas marrjes së njoftimit janë kryer veprimet e para hetimore nga ku ka rezultuar se ajo është transportuar nga motrat e saj për në spital pasi sipas tyre ajo kishte konsumuar medikamente në sasi të tepërt, konkretisht valium, dhe është gjetur në mjediset e  banesës në gjendje të fikti.
Aktualisht, Majlinda Goshi është jashtë rrezikut për jetën dhe nga deklarimet e  familjarëve të saj rezulton se ajo prej mëse një muaji ka shfaqur shenja depresioni dhe stresi.
Sipas familjarëve ky është rasti i dytë që ajo konsumon medikamente në sasi të tepërt, pasi edhe para dy javësh ka qenë e shtruar në spital për të njëtën arsye.
Janë kryer veprimet e para hetimore për veprën penale "Shkaktim i vetëvrasjes mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 99 e 22 i Kodit Penal.
n.e/NOA