English

Ekstradohen nga Italia dy persona të kërkuar nga policia për shfrytëzim prostitucioni

Tiranë, 21 korrik NOA - Ekstradohen nga Italia dy persona të shpallur në kërkim nga policia për "shfrytëzim prostitucioni".

Burime zyrtare nga policia thanë se dje u ekstradua nga Roma 60-vjeçari Petrit Liçi nga Elbasani.

Ekstradimi i tij u krye pasi ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, më datë 28 mars të vitit 2006, e ka dënuar atë me 15 vjet burg, për veprat penale të "Trafikimit të femrave për prostitucion të kryer në bashkëpunim". Petrit Liçi në bashkëpunim me shtetasin Gentjan Liçi kanë mashtruar dhe më pas detyruar e shfrytëzuar shtetasen I. SH si prostitutë në Itali. ndërkohë po dje u krye ekstradimi nga Roma i 32-vjeçarit Ymer Shehaj nga Ballshi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 16 korrik të vitit 2003, e ka dënuar Ymer Shehajn me 12 vjet burg, për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese". Sipas policisë 32-vjeçari ka mashtruar minorenen B.D duke e marrë me vete në Greqi me premtimin se do ta çonte në Amerikë.

Në Greqi ka tentuar ta detyrojë si prostitutë dhe pasi ajo nuk ka pranuar e ka keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur duke përdorur dhunën fizike. k.k/NOA

Â

KOMENTE