Shkodër, 21 korrik NOA - Një 68-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa po gjuante gardalina.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur tek ish-Fidanishta në qytetin e Shkodrës, ka gjetur vdekjen 68-vjeçari Kujtim Shpuza.
Sipas policisë Shpuza po gjuante gardalina (zogj kafazi), kur ka rënë menjëherë në tokë.
Kalimtarët e rastit janë përpjekur ti japin ndihmën e parë por ai nuk ka shfaqur shenja jetë.
Ai u transportua menjëherë në spital, ku rezultoi se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
k.k/NOA