English

Kapet i shpalluri në kërkim për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve

Korçë, 21 korrik, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të kapin dhe ndalojnë 28-vjeçarin e shpallur në kërkim, Erjon Hoxhallari, lindur dhe banues në Korçë.

Ai është shpallur në kërkim pasi prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër-ndalimi, për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armeve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal, si edhe "Kanosje serioze për vrasje" parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Ky person më datën 12.06.2009, ka kanosur me armë zjarri pistoletë Minella Penon, në qytetin e Korçës.

KOMENTE