Shkodër, 21 korrik, NOA - Nga Komisariati i Malësisë së Madhe është bërë i mundur ndalimi i 26-vjeçarit Prek Dragaj, pasi ndaj tij ekziston një urdhër i gjykatës së Krimeve të Rënda të Tiranës për ndalimin e tij.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndaj tij rëndon akuza e  trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
Bëhet e ditur se Dragaj është lindur dhe banues në Rrapsh të Malësisë së Madhe, me arsim 8 klasë dhe i pamartuar.