Tiranë, 21 korrik, NOA - Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, në një prononcim të tij mbi procesin e 28 qershorit në vendin tonë, ka pohuar se është mirë që të gjithë të presin të dalë rezultati përfundimtar zgjedhor dhe pastaj të bëhen komente.
"Pres rezultatin përfundimtar zgjedhor. Unë di po aq sa edhe ju", iu është përgjigjur ai gazetarëve të interesuar për t'i marrë një mendim mbi ecurinë e procesit të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit.
n.e/NOA
Â