English

Ndërtimi i TEC-it, reagon PD: Akuzat e Ramës nuk pengojnë dot projektet

Tiranë, 21 korrik NOA - Pas deklaratës së Partisë Socialiste, e cila bëri të ditur se nuk do të lejojë ndërtimin e TEC-it në Porto Romano, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike e cila ka numëruar disa TEC-e të tilla të ndërtuara në vende të ndryshme në Evropë.

"Edi Rama sërish për të maskuar humbjen pa u skuqur u deklaroi shqiptarëve se TEC-et me qymyr janë të ndaluara dhe nuk ndërtohen në Europë ndërkohë që në Gjermani janë në ndërtim 3 të tilla, në Itali 2, Hollanda Polonia dhe një sërë vendesh të tjera po i ndërtojnë ato.

Po kështu pa u skuqur nxorri zëdhënësin maskë të tij dhe ndërmori sulmet e radhës familjare kundër Kryeministrit" deklaroi zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli.

"PD i thotë z.Rama se sulmet e tua të përditshme familjare tregojnë vetëm konceptin dhe moralin tënd familjar.

Ne nuk kemi ndërmend t'i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Ato e morën përgjigjen nga shqiptarët më 28 qershor.

Ndërsa për sa i përket Parkut Energjetik të Porto Romanos ajo çka mund të themi është se për sa do që të mundohet kryetari i opozitës të krijojë dhe të sajojë akuza nga hiçi, projektet për industrializimin e vendit nuk do mund ti pengojë dot" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE