English

Një 16-vjeçare denoncon pas 3 muaj përdhunuesit: Më kërcënonin të mos i padisja

Elbasan, 21 korrik NOA - Rreth tre muaj pasi u përdhunua nga një 26-vjeçar dhe shoku i tij, adoleshentja vendos t'i denoncojë ata në polici.

Një vajzë 16-vjeçare me iniciale Xh.M nga qyteti i Elbasanit ka shkuar dje në komisariatin e policisë së qytetit ku ka denoncuar 26-vjeçarin P. Duka dhe shokun e këtij të fundit, duke i akuzuar ata se e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sipas dëshmisë së adoleshentes ngjarja ka ndodhur në muajin maj të këtij vitit kur 26-vjeçari në bashkëpunim me një shok të tij ende të paidentifikuar nga policia kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë të 16-vjeçaren.

Më pas ajo është penguar prej agresorëve të kryejë denoncim pasi ata e kërcënonin sistematikisht.

Burime nga policia thanë se është shpallur në këkrim 26-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij ndërsa bashkautori tjetër ende nuk është identifikuar.

k.k/NOA

KOMENTE