English

Operacioni "Era e Jugut", me dy aksione asgjësohen 500 rrënjë bimë narkotike

Gjirokastër, 21 korrik, NOA - Në kuadrin e operacionit të koduar "Era e Jugut", Â me përfundimin e fazës investiguese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike kanë nisur aksionet asgjësimin e parcelave të evidentuara.

Buirmte policore të Gjirokastrës bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e Thanas Guxos, përballë fshatit Derviçan në vendin e quajtur "Hangarët e Barutës", në një parcelë brenda rrethimit të këtij stani janë gjetur të mbjella 380 rrënjë të dyshuara si bimë narkotike Kanabis Sativa.

Këto bimë ishin mbjellë me gropa të rregullta , ku në çdo gropë kishte nga 1 deri në 3Â rrënjë bimë dhe gjatësia e tyre varionte nga 50 centimetra deri në 150 centimetra të larta .

Në momentin që forcat e policisë kanë shkuar për të bërë kontroll është gjetur në vendngjarje 52-vjeçari Thanas Guxo, lindur dhe banues në fshatin Derviçan të komunës Dropulli i Poshtëm të Gjirokastrës i cili ka tentuar të largohet, por është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Ndërkaq, bëhet e ditur se po nën operacionin e koduar "Era e Jugut" janë asgjësuar edhe 120 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa në fshatin Dukaj të Tepelenës, konkretisht në banesën e Arjan Brahas.

Si rezultat i këtij kontrolli u konstatuan të mbjella në baçen e shtëpisë së tij 120 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, të cilat varionin nga 130 centimetra deri në 3 metra të larta .

Në momentin që policia ka bërë kontroll shtetasi Arjan Braha nuk është gjetur në shtëpi, por është gjetur vetëm motra e tij, e cila është e sëmurë nga depresioni.

Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale dhe hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e Arjan Brahas për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 I Kodit Penal .

n.e/NOA

Â

KOMENTE