Tiranë, 21 korrik NOA - Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj përmbylli sot aktivitetin e projektit "Drejtimi Human i Burgjeve", aktivitet ky organizuar në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KSHH) Â dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DPB).
Ky projekt u mbështet financiarisht nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë me një shumë prej 478 mijë euro dhe u zbatua nga KSHH dhe Agjencia Holandeze e Institucioneve të Korrektimit (AHIK), në bashkëpunim të ngushtë me DPB.
Projekti filloi në Maj 2007 dhe përfundoi në Korrik 2009, ai kishte si objekt forcimi i aftësive drejtuese të DPB në nivel qendror dhe atyre në nivel vendor, përfshirë këtu edhe institucionet e reja penale të hapura rishtazi.
Në aktivitet morën pjesë zyrtarë të lartë të ministrisë së Drejtësisë dhe DPB-së, Ambasadori i KE.-së, Helmut Lohan, si diplomatë të lartë të misioneve diplomatike, përfaqësues të zinxhirit të sistemit të drejtësisë penale, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë dhe kombëtarë aktivë në këtë fushë
"Projekti "Menaxhimi Human i Burgjeve" ka sjellë një kontribut të rëndësishëm përsa i takon ngritjes së nivelit aktual të menaxhimit të sistemit të burgjeve; në zhvillimin e mëtejshëm të standardeve për rekrutimin dhe trajnimin profesional të stafit të burgjeve në njohjen më mirë me të drejtat e njeriut, veçanërisht të të dënuarit, në ndryshimin rrënjësor të trajtimit të personave të paraburgosur si nga pikëpamja e këndvështrimit të tyre nga administrata e burgjeve, ashtu edhe nga pikëpamja e vendimmarrjes, si dhe në forcimin e kapaciteteve trajnuese të shkollës së policisë së burgjeve" tha në fjalën e tij ministri Alibeja.
"Është e vërtetë, që nuk mund të ngrinim me këto para një burg por realizimi i këtij projekti ka bërë të mundshme nevojën për të mos e pasur një më tepër në sistemin tonë" shtoi më tej Alibeja.
k.k/NOA